I zbathur dhe me armën poshtë jastëkut/ Dalin pamjet nga arrestimi i Aldo Avdylaj, momenti kur prangoset nga efektivët

Shqipëria

I zbathur dhe me armën poshtë jastëkut/ Dalin pamjet nga arrestimi i Aldo Avdylaj, momenti kur prangoset nga efektivët

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt, i cili ishte shpallur në kërkim për organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut.

Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve.

Lala raportoi se motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale.

Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër për t’u eliminuar dhe dyshohet se pas kësaj qëndronte vetë Edmir Bregu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat