Thellohet tragjedia në familjen ku banesa u përfshi nga flakët, pas nënës ndërron jetë edhe djali i saj 14 vjeç!

Shqipëria

Thellohet tragjedia në familjen ku banesa u përfshi nga flakët, pas nënës ndërron jetë edhe djali i saj 14 vjeç!

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbarë opinionin publik, ku pas një zjarri të rënë në një banesë në Maliq ka humbur jetën nga asfiksia nëna Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari ndërsa në gjendje të rëndë është edhe fëmija tjetër vetëm 6 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele (19 tetor) rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq.

Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.

Më vonë, ndërroi jetë në spital edhe djali i saj i madh, 14 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve vazhdon të jetë fëmija i vogël 6 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat