Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin M.M. (24) pasi kishte grabitur bizhuteri me vlerë rreth 300 mijë lekë në një banesë në Ishull Shëngjin, raporton KosovaPress.
Hetimet policore treguan se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e grabitura në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale fshehja e të ardhurave për pronarin e subjektit, shtetasin E. P. (41), banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.