Sherr me thika në lokal në Lushnjë, plagosen tre persona

Shqipëria

Sherr me thika në lokal në Lushnjë, plagosen tre persona

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Tre persona janë plagosur me thikë në një lokal në fshatin Golem të Lushnjës rreth orës 22:30 të dielën.

Të plagosur janë babë e bir, B.T dhe K.T, si dhe D.M.

Sipas burimeve policore, të tre ishin duke pirë në të njëjtën tavolinë, pasi dy prej tyre ishin shokë.

Në lokal, që ishte i mbushur me persona, filluan debatet mes dy shokëve. Fillimisht u ngritën tonet e zërit, më pas pasuan goditjet me grushta, dhe në fund u përdorën thikat, raporton për Klan News, gazetarja Anila Sefa.

Dëshmitarët raportojnë se debati tre të plagosurit ndodheshin nën efektin e alkoolit. Gjatë sherrit, disa të pranishëm u përpoqën të ndërhynin për t’i ndarë personat në konflikt.

Pas ngjarjes, policia është njoftuar dhe po merr në pyetje të plagosurit dhe të tjerët e pranishëm në lokal për të zbardhur ngjarjen.

Tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, njëri ka marrë plagë në qafë, ndërsa dy të tjerët kanë plagë sipërfaqësore në trup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat