DHL kërkoi 9.2 mln euro për votat e diasporës, KQZ i paguan 6.7 mln

Shqipëria

DHL kërkoi 9.2 mln euro për votat e diasporës, KQZ i paguan 6.7 mln

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paguar 6.7 milionë euro kompanisë postare DHL për shërbimin e votës së Diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Kompania kishte kërkuar 9.2 milionë euro, duke përfshirë edhe kamatëvonesat.

Por, KQZ pas verifikimeve të kontratës vendosi të paguajë shumën finale prej 6.7 milionë euro.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, kishte deklaruar më parë se pagesa do të bëhej vetëm pas përfundimit të këtyre verifikimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat