Agron Shehaj: Veliaj sot duhet t’u kërkonte falje qytetarëve! Po bën farsë në Kushtetuese

Shqipëria

Agron Shehaj: Veliaj sot duhet t’u kërkonte falje qytetarëve! Po bën farsë në Kushtetuese

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 14:14
Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj

Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka reaguar me një video mesazh në lidhje me deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese.

Shehaj thekson se Veliaj që është i akuzuar për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, duhet të kërkonte falje para shqiptarëve.

Ajo që ndodhi në Kushtetuese nënvizon Shehaj, është një farsë se gjoja mes kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ka një përplasje.

Shehaj më tej kujton edhe se përveç kryebashkiakut, drejtësia ka çuar pas hekurave edhe të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë akuzuar për korrupsion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat