Gjenden mbetje kockash në brendësinë e liqenit termal në Leskovik/ Policia nis hetimet

Shqipëria

Gjenden mbetje kockash në brendësinë e liqenit termal në Leskovik/ Policia nis hetimet

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 21:33
Shpella e Kopiles në Leskovik

Mbetje kockash janë konstatuar në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termal që u zbulua nga një ekip shkencëtarësh çekë disa muaj më parë.  

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.

Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korccë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat