“Veliaj nuk e ka fituar betejën e tij”, Karamuço pas vendimit të Kushtetueses

Shqipëria

“Veliaj nuk e ka fituar betejën e tij”, Karamuço pas vendimit të Kushtetueses

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 22:02
Ervin Karamuço

Mbrëmjen e sotme Top Story është ndalur te zhvillimet e fundit, pikërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Erion Veliajt dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhje në Tiranë.

Për Ervin Karamuçon fitorja e sotme e Veliajt, është fitore e vetëm një beteje, pasi luftën e ka me akuzat e ngritura nga SPAK.

“E vlerësoj Veliajn për një gjë, që i është shmangur luftës personale me SPAK, dhe ka përforcuar performancën e tij në raport me ligjin. Luftën e ka me çështjet penale, jo me Kushtetuesen. Ai ka fituar një betejë, por jo luftën.

Pra nuk është ndonjë fitore e madhe. Problemi është që në fushën penale, ai ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur dhe duhet të fokusohet më shumë te kjo”, tha Karamuço.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat