Ligji për gjininë, Myftiu i Vlorës: Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë

Shqipëria

Ligji për gjininë, Myftiu i Vlorës: Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 13:55
Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka reaguar ashpër pas miratimit në Kuvend të ligjit për barazinë gjinore.

Projektligji u votua dhe u miratua të enjten nga Parlamenti Shqiptar, duke shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të komuniteteve fetare në Vlorë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhllaku e quajti vendimin “një njollë të zezë”, duke shtuar:

Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë që votuat. Mallkuar qoftë çdo dorë që ngrihet për të keqen e këtij populli fisnik”, është shprehur Hoxhllaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat