“Berisha po fshihet pas ‘të pavarurve’”, Bejko: Tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes

Shqipëria

“Berisha po fshihet pas ‘të pavarurve’”, Bejko: Tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 14:29
Roland Bejko

Analisti Roland Bejko, i ftuar në ABC News, theksoi se Sali Berisha po fshihet pas kandidatëve “të pavarur” për të justifikuar humbjen e madhe, që do pësojë në pesë bashkitë e vendit.

Ai theksoi se Partia Demokratike e braktisi edhe Florjan Binaj, i cili u prezantua si kandidati “i pavarur” për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, Florjan Binajn e konsumoi mbështetja e Sali Berishës.

“Berisha është ai që fshihet pas tyre, deri në momenti që i shpalli. Këtë nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, për të mos shtuar rekordet e humbjes në zgjedhjet.

Këta të PD e lanë vetëm dhe Florjan Binajn në Tiranë. Nuk është mbështetur dhe nuk do mbështetej. Këtë e thotë prognoza dhe faktet në terren.

Askush nuk ishte gati të jepte financa për kandidatin. E konsumoi mbështetja e Sali Berishës. E bëri të humbte shumë pikë. Berisha ka zë rrugën dhe ka penguar të gjithë opozitën për të qenë një alternativë  fituese.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat