Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon të dhënat e pjesëmarrjes së qytetarëve në votim!

Shqipëria

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon të dhënat e pjesëmarrjes së qytetarëve në votim!

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditëson në kohë reale pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit.

Në total, pjesëmarrja në të 5 bashkitë deri në orën 15:00 është 16.08 %.  Nga të dhënat rezulton se Tepelena ka pjesëmarrjen më të lartë me 28.74%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të ulët me 10.68%.

Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votim është 10.68 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 16.78 %, në bashkinë e Cërrikut 21.39  %, në Mat 35.32 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 28.76%.

Perditesimi i te dhenave ne kohe reale 

Kandidatët

1- Bashkia Vlorë

Brunlida Mersini PS

Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD

Gjergji Nika i pavarur

2- Bashkia Berat

Ervin Ceca PS

Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD

3-Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD

Gramoz Sako PS

4- Bashkia Mat

Altin Bojni PS

Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD

Suzana Pasha e pavarur

5- Bashkia Cërrik

Florenc Doka PS

Eligert Hima Shqipëria Bëhet

Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat