Ekzekutimi i Gilmando Danit, policia zbarkon në Lezhë/ Postobllok në hyrje të qytetit

Shqipëria

Ekzekutimi i Gilmando Danit, policia zbarkon në Lezhë/ Postobllok në hyrje të qytetit

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 16:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit zbarkon në Lezhë për kontrolle të imtësishme të automjeteve pas atentatit në Rinas.

Krimi ndodhi në aeroportin e Rinas, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet.

Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas informacioneve  viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona. Dyshimet janë se është ruajtur nga atentatorët që më pas kanë kryer atentatin.

Gilmando Dani, gjithashtu njihet edhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat