PD mbledh degët (pa 5 humbësit)/ Berisha: Analiza nuk nis nga unë. Fajin e ka qeveria

Shqipëria

PD mbledh degët (pa 5 humbësit)/ Berisha: Analiza nuk nis nga unë. Fajin e ka qeveria

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Dy dite pas humbjes tragjike te zgjedhjeve 9 nentorit, Berisha mblodhi kreret e degeve te PD ne seline blu. Thuajse te gjithe kishin ardhur, pervec 5 kryedemokrateve te bashkive humbese.

Berisha i fali, rezultati duket se dihej, bashke me justifikimin.

“Me çfarë u përballën ata dhe ju?Ata u përballën së pari me një politikë terrori ndaj opozitës. Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë.”

Doktori ka nje hall me te madh para, 21 janari.

“Mbrëmë i anuluan emisionet se problemi ishte se prokuroria i ka dërguar Sali Berishës fletëthirrje për 21 janarin.Dhe këtë duhet tua servirin shqiptarëve se ky është problemi i shqiptarëve sot.”

Por si zgjidhet halli i tij?

“Dua të jetë shumë e qartë se, përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë”

Por mqs i kerkohet analize. Berisha u tha krereve te degeve le ta bejne vete analizen. Analiza kuptohet nis nga poshte dhe ndalon tek kati I pare I nderteses.

“Në këtë analizë nuk kërkoj dhe nuk synoj në mënyrë absolute të mbulohet as dhe përgjegjësia më e vogël e PD, për situatën në të cilën jemi. do ta bëni ju me kryesinë, me grup seksionet, me seksionet.”

Kritikat dhe pakenaqesite doktorin e rrethojne ane e mbane selise blu.

Sa per protestat, kryebashkiaku demokrat i Kavajes, Fisnik Qosja i kerkoi te mos i mundoje kot demorkatet per nje xhiro ne Tirane.

“Protestat janë të vonuara, protesta të gjata dhe të qëndrueshme. Jo kështu xhiro në bulevard” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat