"Informacioni erdhi nga Barcelona"/ Kush e donte të vdekur Gilmando Danin?

Shqipëria

"Informacioni erdhi nga Barcelona"/ Kush e donte të vdekur Gilmando Danin?

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 20:56
Një atentat mafioz ndodhi pasdreken e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani Sheqeri.

Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona.

“Ka pasur persona brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Por, informacioni i parë ka ardhur nga Barcelona. Dyshohet që Gilmando Dani, një personazh shumë i njohur i botës së krimit, është ndjekur edhe në Barcelonë nga persona të tjerë, të cilët kanë informuar më pas në Shqipëri”, tha Çelmeta.

“Atentati ka ndodhur pothuajse brenda aeroportit të Rinasit dhe pranë komisariatit të Rinasit. Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë dhe punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri, kanë udhëtuar nga aeroporti i Barcelonës drejt Tiranës. Në 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës dhe automjetin e kishin parkuar në aeroportin e Rinasit. Edhe autorët e dyshuar mendohet se kanë lëvizur me dy automjete.

Ka pasur edhe persona të tjerë brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Ndërsa 3 persona kanë qenë në mjetin Toyota me targa greke. Edhe ata kanë qenë pranë parkimit të aeroportit, aty ku siguria duhet të jetë e lartë. Kanë marrë mjetin në aeroport dhe kur janë afruar në rrethrrotullim, mjeti i autorëve ka shkuar paralel dhe ka qëlluar në lëvizje”, shtoi gazetari Igli Çelmeta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat