Aksident i rëndë në Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja niset me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja niset me urgjencë drejt spitalit

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Lushnjë- Berat në afërsi të fshatit Çiflik. Sipas burimeve, një automjet tip Benz me targa AA022 PR ka përplasur një kalimtare.

Shqiponja Gjoshi 53-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.

Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat