Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve

Shqipëria

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 10:06
Agron Gjekmarka

Në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar për përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendit. Në mbledhjen me dyer të mbyllura nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj thotë se mazhoranca ka frikë nga fjala e Sali Berishes.

“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda.

Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë!

Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish!

PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë”, ka deklaruar Gjekmarkaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat