Presidenti Begaj niset për vizitë zyrtare në Republikën Çeke

Shqipëria

Presidenti Begaj niset për vizitë zyrtare në Republikën Çeke

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 19:07
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj u nis sot për në Republikën Çeke, ku do të zhvillojë një vizitë me ftesë të homologut Petr Pavel.

Agjenda parashikon takime me presidentin e Republikës Çeke, kryeministrin, zv.kryetarin e Senatit, kryetarin e Dhomës së Deputetëve, si dhe autoritete të tjera të larta.

Gjatë kësaj vizite Kreu i Shtetit ka parashikuar edhe takime të veçanta me të rinj shqiptarë që studiojnë në Republikën Çeke.

Po ashtu, do trë zhvilloj një takim me komunitetin shqiptar në Pragë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat