Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

Shqipëria

Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 18:29
Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq në Çukë të Sarandës

25 persona janë strehuar në çadra në Çukë.

Kjo ndodhi pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit.

Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit.

Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat