Deputeti i PD-së Flamur Noka ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa foli mbi çështjen Balluku dhe qasjen e opozitës ndaj saj.
Noka thotë se Balluku, ndryshe nga Veliaj, Ahmetaj dhe Beqja nuk ka ngrënë kumbulla pas shpinës së Ramës, por së bashku me të.
Sipas tij, opozita duhet të sqarojë vjedhjet e Belinda Ballukut, pasi në to është vetë Rama kreu i këtyre grabitjeve sipas tij të miliona taksave të shqiptarëve.
Sakaq, Noka nuk ngurroi të përgëzojë dhe prokurorët që po hetojnë Ballukun.
Flamur Noka: Po të shihni po bëhen përpjekje titanike për ta errësuar këtë çështje dhe për të shpikur nga regjimi, narkosi, ju përgëzoj që e ngrini këtë debat. Shihni në media të tjera. A bëhen emisione? Në një vend demokratik ky skandal, bie qeveria. Po këtu çdo ndodh? Pengon integrimin largimi i BB thotë Rama, e kuptoni apo jo? Sepse te turqit shkoi Rama. Marrëveshjen me turkun e bëri Edi Rama. Pse Rama po paguan media, presion që të mos bëhen emision për Belindën, tunelin. Sepse në krye të aferave të Belindës është Rama. E lëshoi kollaj Erionin për një çështje që nuk ishte Rama. Edhe Beqjan. Por te rastet e BB është vetë Rama, edhe te aeroporti.
Zonja Balluku është një ushtare por mesa duket ka vepruar bashkë me Ramën dhe nuk ka ngrënë kumbulla pas shpine. Kam hallin ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve dhe pse janë vjedhur, dhe këto media bëjnë çmos të mos përmendet skandali i tunelit. Ka dhe përgëzoj prokurorët që kanë guxuar të ecin në këtë drejtim. Unë kam hallin e taksave.
Balluku nuk ka ngrënë kumbulla se i ka ngrënë bashkë me Ramën. Prandaj Rama thotë largimi i saj na pengon integrimin. Kjo është e gjitha. Duhet të sqarojmë se vjedhjet e Ballukut janë bërë në bashkëpunim me Ramën. Rama e sheh se po i afrohet diçka në oborr.