“Salianji dhe Alimehmeti në zyrën time…”/ Berisha për takimin e më të votuarve: Kishim një problem serioz! Nga partia nuk përjashtojmë…

Shqipëria

“Salianji dhe Alimehmeti në zyrën time…”/ Berisha për takimin e më të votuarve: Kishim një problem serioz! Nga partia nuk përjashtojmë…

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 12:53
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka folur në lidhje me takimin e mbajtur nga Ervin Salinji me më të votuarit në procesin e Primareve.

Ai u shpreh se askush nuk ka qenë i përjashtuar nga partia, ndërsa ka shtuar se problem serioz ka qenë angazhimi total në mbrojtjen e votës.

“Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh.

Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat