Aksioni i SPAK/ Karamuço zbulon detaje: Janë larguar drejt Dubait

Shqipëria

Aksioni i SPAK/ Karamuço zbulon detaje: Janë larguar drejt Dubait

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 22:11
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço  ka folur për operacionin e sotëm të SPAK.

Karamuço deklaroi se sipas dyshimeve, tre persona janë larguar drejt Dubait.

Eksperti tha se grupi i cili u godit nga SPAK dërgonte drogë në vende të ndryshme të Europës dhe shpërndante kokainë.

Aktiviteti i tyre, deklaroi Karamuço, lidhej dhe me Amerikën Latine.

“Edhe vetë SPAK doli në deklaratë për këtë operacion. Në 24 orët e fundit, forcat operacionale dhe të ndërhyrjes së shpejtë kishin filluar lëvizjet, që tregonte një operacion të madh. Sot u finalizua me 14 urdhra arresti; tre persona dyshohet se janë larguar drejt Dubait, ndërsa 11 urdhra u ekzekutuan. Ne e kemi thënë prej kohësh se zona e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës, krahas vrasjeve me pagesë, ishte përfshirë në kultivimin e Cannabis sativa. Ky grup dyshohet se dërgonte drogë në vende të ndryshme të Evropës dhe shpërndante kokainë përmes linjave të tjera. Grupi është i gjeneratës së dytë, i fuqizuar dhe i sofistikuar. Aktiviteti i tyre thuhet se shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine. Hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit nga SkyEÇ. Dy ose tre elementë të grupit dyshohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe janë larguar drejt Emirateve”, tha Karamuço.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat