U zëvendësua nga Braho një ditë më parë, Dumani: Nuk na ndikojnë presionet politike

Shqipëria

U zëvendësua nga Braho një ditë më parë, Dumani: Nuk na ndikojnë presionet politike

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 11:20
Kreu në detyrë i SPAK, Altin Dumani

Kreu në detyrë i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku foli për sfidat dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai theksoi se presionet nga politika nuk kanë ndikuar në hetimet e strukturës dhe bëri me dije se më shumë se 50% e çështjeve që përfshijnë zyrtarë të lartë janë përfunduar me vendim të formës së prerë.

Dumani ngriti shqetësimin për mungesën e mundësisë së rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit, duke theksuar se largimi i tyre mund të krijojë boshllëqe në sistem, pavarësisht investimit të bërë në trajnimin e tyre profesional.

“Shqipëria nuk ka luksin të humbasë prokurorë me eksperiencë. Duhet të ekzistojë mundësia për rikandidim për ata që dëshirojnë të vazhdojnë,” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat