Përplaset me Policinë para Kryeministrisë, humb ndjenjat Adriatik Lapaj

Shqipëria

Përplaset me Policinë para Kryeministrisë, humb ndjenjat Adriatik Lapaj

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 17:07
Momenti kur Lapaj humb ndjenjat

Një përplasje ka ndodhur pasditen e sotme mes protestuesve të Adriatik Lapajt dhe policisë.

Në mes të tensioneve, vetë Lapaj nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. 

Përplasja mes tyre ka ndodhur pasi Policia, nuk lejon vendosjen e një gjeneratori jashtë Kryeministrisë. 

Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat