SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Bardhi: Çfarë tregojnë të dhënat shtesa në dosjen e ardhur në Kuvend për heqjen e imunitetit

Shqipëria

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Bardhi: Çfarë tregojnë të dhënat shtesa në dosjen e ardhur në Kuvend për heqjen e imunitetit

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 12:26
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se provat që SPAK ka sjellë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj tregojnë sipas tij se “kreu i qeverisë nuk po mbron Ballukun, por veten e tij”.

Bardhi shkruan se këtë fakt e ka denoncuar Partia Demokratike më parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend, thotë ai, e dokumenton këtë me prova.

“Dosja e sjell nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij!

Në fakt e kemi thënë që ditën e para, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova.

Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave!”, shkruan Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat