Vlorë/ Plazh në dhjetor, temperaturat e larta nxjerrin qytetarët në det

Shqipëria

Vlorë/ Plazh në dhjetor, temperaturat e larta nxjerrin qytetarët në det

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 12:15
Plazh në Vlorë

Kjo e diel në qytetin Vlorë është shoqëruar me temperatura të larta për stinën e dimrit, duke krijuar një atmosferë të pazakontë për muajin dhjetor.

Moti i ngrohtë ka bërë që disa qytetarë dhe vizitorë të guxojnë të lahen në det, duke shijuar rrezet e diellit dhe qetësinë e bregdetit.

Fundjava ka qenë e mbushur me lëvizje.

Shëtitorja dhe baret e qytetit janë frekuentuar nga shumë qytetarë, të cilët kanë shfrytëzuar motin e mirë për të kaluar momente relaksi dhe argëtimi në Vlorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat