Elbasan: Gjendet i pajetë i djegur një person në shtëpinë e tij, rrethanat ende të paqarta

Shqipëria

Elbasan: Gjendet i pajetë i djegur një person në shtëpinë e tij, rrethanat ende të paqarta

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën, ku kanë gjetur një person të moshuar mashkull pa shenja jete. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat