Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

Shqipëria

Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 10:21
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë me dije në ditën e fundit për këtë vit, se më shumë se 13 mijë familje do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Shteti shqiptar shlyen ndaj tyre pjesën e mbetur prej 30% të kompensimit, si pronarë.

Ne jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve, duke përmbushur kështu detyrimin që kemi karshi tyre dhe, sigurisht, si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane,

për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe liritë themelore janë të shenjta”, njofton ai përmes një deklarate zyrtare, të shpërndarë në rrjete sociale edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat