Përfshihen nga flakët dy banesa në Elbasan, ja si nisi zjarri

Shqipëria

Përfshihen nga flakët dy banesa në Elbasan, ja si nisi zjarri

Më: 3 janar 2026 Në ora: 14:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy banesa janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Elbasan.

Nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihen flakët dhe tymi që ka mbuluar zonën përreth.

Mësohet se një nga banesat ishte e pabanuara. Zjarri ka nisur në shtëpinë tjetër ku banon një person. Sakaq bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.

Mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat