Përmbytjet në Novoselë, peshqit 'vizitojnë' zonat e banuara

Shqipëria

Përmbytjet në Novoselë, peshqit 'vizitojnë' zonat e banuara

Më: 10 janar 2026 Në ora: 22:55
Përmbytjet në Novoselë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, konkretisht në Novoselë.

Përmbytjet e ardhura si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, kanë sjellë peshqit drejt banesave.

Uji i dalë nga shtrati ka shkuar në drejtim të zonave të banuara, duke sjellë kështu me vete edhe gjallesat ujore.

Në videon e shfaqur më sipër, shihen qartësisht situata e pazakontë e cila ka kapluar Vlorën ditët e fundit. Reshjet intensive vijojnë, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve përkatëse për të neutralizuar situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat