Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit, disa fshatra mbeten në errësirë

Shqipëria

Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit, disa fshatra mbeten në errësirë

Më: 12 janar 2026 Në ora: 14:25
Bora

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar probleme serioze në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit.

Si pasojë e erërave të forta dhe ngricave, janë këputur linja elektrike, janë rrëzuar shtylla të tensionit të mesëm dhe janë dëmtuar pajisje elektrike.

Aktualisht, disa fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji sa më shpejt të jetë e mundur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat