Në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, u diskutua vendimi i fundit i Departamentit Amerikan ku Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve me kufizime për vizat amerikane.
Armand Maho ngre shqetësimin se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që përballet me një bllokim të tillë vizash.
Ai argumenton se justifikimi për 'barrën sociale' nuk qëndron, pasi problemi real është pastrimi i parave dhe eksportimi i kriminalitetit nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Amerikës Latine.
Maho thekson se raportet e Departamentit të Shtetit prej vitesh kanë ngritur alarmin për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionin qeveritar.