Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur.
Duke u bazuar tek burime , gazetari Isa Myzyraj raporton se vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.
Seanca ishte mbajtur me daten 17 dhjetor 2025
Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025.