Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume mbështet propozimin e kryemistrit Edi Rama për ndryshimin e Kushtetutës.
Në një intervistë për “Ora News” eksperti shprehet se vendi ndodhet përballë zhvillimeve të mëdha që vijnë si pasojë e ambicies për intergrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht një proces burokratik, por nënkupton fundin e tranzicionit të gjatë shqiptar.
Kjo kërkon rregulla të reja loje, duke filluar nga vetë Kushtetuta. Është e domosdoshme që ky proces të mos mbetet peng i mureve të Kuvendit, por të përfshijë aktorë të gjerë të shoqërisë, për të garantuar një shtet të së drejtës funksional dhe të barabartë me standardet europiane”, theksoi Kume.