Kapet 31-vjeçari në Fier, shpërndante narkotikë në doza për shitje

Shqipëria

Kapet 31-vjeçari në Fier, shpërndante narkotikë në doza për shitje

Më: 18 janar 2026 Në ora: 09:31
Pamje nga videoja

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka finalizuar me sukses operacionin "Target", ku u arrestua 31-vjeçari F. B., i akuzuar për shpërndarje narkotikësh në qytetin e Fierit. Pas një hetimi 6-mujor, duke përdorur metoda speciale dhe proaktive, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi, i cili shpërndante kanabis të ndarë në doza për shitje.

Gjatë kontrollit, policia gjeti doza të përgatitura për tregtim dhe sekuestroi një sasi narkotiku. Përveç arrestimit, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ky operacion shënon një tjetër sukses në luftën kundër krimit të drogës në rajon, falë bashkëpunimit të ngushtë mes forcave të rendit dhe Prokurorisë.

NJOFIMI:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Target”.

Operacioni u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit.

Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit.

Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Në kuadër të operacionit "Target", u arrestua shtetasi Frans Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat