Mes përplasjeve dhe tensioneve, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 19 protestuesit e arrestuar

Shqipëria

Mes përplasjeve dhe tensioneve, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 19 protestuesit e arrestuar

Më: 27 janar 2026 Në ora: 17:16
Mes përplasjeve dhe tensioneve, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 19 protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues të arrestuar të shtunën, në tubimin e mbajtur nga opozita.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se për ta është caktuar masa e "detyrimit për paraqitje".

Në kërkimin e saj, Prokuroria kërkoi masën "arrest në burg" për 5 nga të prangosurit dhe atë të "arrestit në shtëpi" për 5 të tjerë.

Teksa gjykata po merrte vendimin, ka pasur një situatë tensioni në hollin e gjykatës.

Avokatët kanë pretenduar se janë provokuar nga një person, që është shoqëruar më pas nga Policia.

Kujtojmë se opozita e cilësoi arrestimin e protestuesve si të paligjshëm, pasi e cilësoi protestën tërësisht paqësore dhe në përputhje me ligjet e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat