Dyshohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Dyshohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Më: 29 janar 2026 Në ora: 14:33
Safet Bajri, Fatbardh Lici, Eria Ago

Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Më herët, ndaj të dashurës së Safet Bajrit, është zbutur masa e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". 

Apeli i GJKKO vedosi më herët të caktojë masën e arrestit në shtëpi për Eria Agon. Ajo dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt. 

Eria Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit. Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e Prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat