Merrnin qentë dhe nuk i kthenin më, shpallet në kërkim çifti nga Durrësi

Shqipëria

Merrnin qentë dhe nuk i kthenin më, shpallet në kërkim çifti nga Durrësi

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një çift bashkëshortësh, të cilët akuzohen se kanë mashtruar pronarët e qenve përmes një qendre trajnimi.

Shtetasit G. S., 40 vjeç dhe R. S., 35 vjeçe, administronin një biznes për stërvitjen e kafshëve shtëpiake, por pas marrjes së qenve në dorëzim, pronarët nuk i kanë parë më kafshët e tyre.

Denoncimi është bërë nga dy qytetarë me iniciale R. I. dhe M. D., të cilët kanë kallëzuar se janë mashtruar nga çifti. Përveç akuzës së mashtrimit, ndaj dy bashkëshortëve rëndon edhe vepra penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Aktualisht, autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat se çfarë ka ndodhur me qentë e dërguar për trajnim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat