Ministrja Koçiu mbërrin te Trauma, viziton 16 efektivët e lënduar në protestën e demokratëve

Shqipëria

Ministrja Koçiu mbërrin te Trauma, viziton 16 efektivët e lënduar në protestën e demokratëve

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 21:59
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës në Laprakë

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës në Laprakë ku po viziton 16 efektivët e lënduar gjatë protesës së sotme të opozitës.

Fillimisht u raportua se në protestën e sotme mbetën të lënduar 8 efektivë policie, ndërsa nga ana e policisë është konfirmuar se në total janë lënduar 16 efektivë policie.

Ministrja Koçiu shfaqet pranë efektivëve të dëmtuar duke i përgëzuar ata që ndejtën në krye të detyrës dhe në momentin kur jeta e tyre po rrezikohej nga molotovët e lëshuar nga demokratët gjatë protestës së sotme.

Efektivët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat