Nallbati përfundoi në spital pas përplasjes me policinë, Vokshi tregon gjendjen e tij

Shqipëria

Nallbati përfundoi në spital pas përplasjes me policinë, Vokshi tregon gjendjen e tij

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 15:43
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se kolegu Bledjon Nallbati, i cili përfundoi në spital pas përplasjes me policinë gjatë protestës së ditës së djeshme të opozitës, theksoi se ai ende ka dhimbje.

Në një intervistë për News 24, Vokshi u shpreh se deputeti ka hematoma në kokë, duke shtuar se ai u godit pa asnjë arsye dhe në mënyrë kafshërore nga ana e forcave të rendit, që sipas të cilës, kanë vepruar me urdhër nga lart.

“Ka pasur edhe hematomë në kokë për shkak të goditjeve të dhunshme nga ana e forcave speciale. Vijon të ketë dhimbje. Kam komunikuar me zotin Nallbati, vjen duke u përmirësuar. Faktin që është një dhunë e paprecedentë, sadizëm politik që shpreh një urrejtje dhe mllef që unë nuk arrij ta kuptoj te forcat speciale dhe ata që i urdhërojnë për të goditur deputetët e opozitës. Siç shihet nga pamjet, ka qenë në cep të trotuarit pa bërë asgjë të dhunshme dhe pa pasur asnjë konflikt me asnjë forcë të policisë apo rendit. Pa pasur asnjë arsye për t’u goditur në atë mënyrë çnjerëzore dhe kafshërore. E gjithë kjo duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë dhunë të ushtruar ndaj përfaqësuesve të popullit,. Zoti Nallbati ka qenë duke shpëtuar nga duart e policisë që po rrëmbenin një qytetar që ishte në punë të tij. Ai u godit me shkop gome dhe me spraj.”, u shpreh deputetja.

Vokshi thotë se asnjë deputet nuk ka shkaktuar përplasje, por kanë qenë forcat e rendit që kanë provokuar, madje duke hedhur, sipas saj, edhe mjete. Ajo tha se asaj i janë djegur këpucët dhe pantallonat nga mjetet e hedhura nga efektivët. Vokshi shtoi se kanë qenë vetë deputetët dhe protestuesit që janë dhunuar nga forcat e rendit dhe jo ndryshe sikurse pretendon kryeministri.

“Asnjë deputet i opozitës nuk ka shkaktuar asnjë konflikt. Unë vetë personalisht, për shkak të disa mjeteve të hedhura nga ana e policisë, pantallonat dhe këpucët më kanë marrë flakë. Nga mjetet e hedhura nga ana e forcave të rendit. Ne kemi qenë të dhunuar në mënyrë sistematike. Jo si pretendon kryeministri. “, u shpreh më tej deputetja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat