“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj! Vendosni ju për imunitetet e qeveritarëve

Shqipëria

“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj! Vendosni ju për imunitetet e qeveritarëve

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 10:45
Sali Berisha

Pasi kryeparlamentari Niko Peleshi i hoqi fjalën në seancën plenare, Berisha ka përfituar qe të fjalë jashtë Kuvendit për mediat.

Ai tha se protesta e 10 shkurtit ia ka hequr ‘fiqirin’ maxhorancës. Ai sulmoi qeverinë Rama për vjedhje dhe skandale.

“10 shkurti u ka luajtur fiqirin dhe nuk dinë ku janë e çfarë flasin. Kuvendi është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëvve dhe është kthyer në strofukullën e fundit të hajdutëve dhe vjedhjeve të Ballukut, Ramës dhe ministrave.

U mbetet qytetarëve të thonë fjalën e fundit për imunitetet e tyre.

Unë sot shfrytëzoj rastin e bëj thirrje, 20 shkurti është dita e tyre. Ky Kuvend është armik i egër i qytetarëve.

Qytetarë, jeni ju që do të vendosni Kushtetutën dhe ligjet në këtë vend”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat