Xhixho: Kur goditet një fëmijë në shesh imagjino sa të sigurt janë në shkolla

Shqipëria

Xhixho: Kur goditet një fëmijë në shesh imagjino sa të sigurt janë në shkolla

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 12:44
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se të miturit dhunohen nga policia në shesh, duke pasur parasysh protestën e PD të dy ditëve më parë. Sipas Xhixhos kjo tregon sigurinë që kanë ata në instritucionet arsimore.

Deputetja vijoi me akuza ndaj qeverisë duke kujtuar ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani si mundësi që autoritetet të reflektojnë. Në këtë seancë plenare, Erisa Xhixho ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

“Protesta e 10 shkurtit tregoi forcën e mijëra qytetarëve që nuk duan të heshtin. Dënoj me forcë dhunën e ushtruar ndaj minorenëve dhe deputetit Nallbati. Kur goditet një fëmijë në shesh imagjino sa të sigurt janë në shkolla. Arsimi shqiptar është në emergjencë jo vetëm as i përket cilësisë.

Ngjarja e Martin Canit tronditi dhe duhet të kishte shërbyer në moment reflektimi për sigurinë në shkolla. Qeveria vendosi ta përdorë për politikë. Të miturit po mbajnë me vete thika, jo libra”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat