Ra nga skela gjatë punimeve në banesë, humb jetën 50-vjeçari në Berat

Shqipëria

Ra nga skela gjatë punimeve në banesë, humb jetën 50-vjeçari në Berat

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së enjtes në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Mësohet se Pëllumb Mollaj, 50 vjeç, ka qenë duke punuar në çatinë e një shtëpie në këtë lagje dhe aksidentalisht ka rënë nga çatia.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies, si pasojë e dëmtimeve të marra. Trupi i tij i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i DVP Berat, që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet nëse ky shtetas ka qenë punëtor i kontraktuar nga pronari i banesës, që sipas burimeve policore, është shtetasi Leonard Tabaku apo ka qenë familjari i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat