Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari, arrestohet gazetari i njohur shqiptar

Shqipëria

Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari, arrestohet gazetari i njohur shqiptar

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 14:19
Arrestohet gazetari Elio Laze

Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvënie.

Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar i Shëndetit Publik. Mësohet se Klaus Shaqiri kishte denoncuar në polici Lazen, me pretendimin se ky i fundit i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Gazetari Laze, përmes artikujve të ndryshme ndaj zyrtarit në fjalë, e kanoste këtë të fundit duke i vënë ‘gjoba’.

Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat