Deputetja e PS-së në Klodiana Spahiu ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama sot në Bashkinë e Durrësit, me qytetarët që preken nga projektin TID në qytetin bregetar.
Spahiu ka postuar foton e banorëve që morën pjesë në këtë takim dhe thekson se mazhoranca ka vëmendje të plotë ndaj qytetarëve dhe ecen gjithmonë krah tyre.
Më tej deputetja socialiste, ka prekur edhe temën e shpronësimeve, teksa tha se do të shihet reflektimi për referencat e reja të çmimeve.
Postimi i plotë:
Takimi i Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, Edi Rama, me banorët e Durrësit të prekur nga projekti TID, rikonfirmon atë që kemi shprehur edhe në dëgjesën qe zhvilluam me këta banorë në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: kjo mazhorancë është me vëmendje të plotë ndaj qytetarëve dhe gjithmonë krah tyre, duke ecur paralelisht me projektet që çojnë përpara zhvillimin e qytetit.
Siç theksoi edhe Kryeministri, procesi do të vijojë me verifikimet e nevojshme për objektet me vlera të mundshme të trashëgimisë kulturore, si edhe për situatat e regjistrimit, duke përfshirë edhe reflektimin ndaj referencaveve të reja për çmimin.
Dialog, përgjegjësi dhe zhvillim për Durrësin dhe mbarë vendin.
Kujtojmë që më herët, kryeministri Rama tha se do të verifikohen të gjitha pretendimet e banorëve që preken nga investim. Po ashtu ai theksoi se me banorët kanë diskutuar çështjen e çmimit dhe se do duhet të shohin referencat e reja.