Reshje shiu dhe dëbore në Kukës, rënie gurësh në aksin Bajram Curr-Valbonë

Shqipëria

Reshje shiu dhe dëbore në Kukës, rënie gurësh në aksin Bajram Curr-Valbonë

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 09:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Si rezultat i reshjeve gjatë natës ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh, më së shumti në Tropojë.

Ndërkohë, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç Nj.Adm. Margegaj bashkia Tropojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat