Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Egli Pashollarit pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë.
Raportohet se autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa.
Sherri mendohet se ka nisur në trotuar. Ku Pashollari është sulmuar nga një grup personash.
Më pas ai ka ecur 3 – 4 metra tek dera e makinës ku dhe është rrëzuar.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë pamjet e të cilave janë sekuestruar.
Viktima dyshohet se ishte pjesë e grupit Shullazi dhe ishte person me precedent penalë.