Armë, hashash, fara kanabisi dhe municione në banesë, arrestohet i riu nga Përmeti! I skeduar për drogë, kishte për qëllim…

Shqipëria

Armë, hashash, fara kanabisi dhe municione në banesë, arrestohet i riu nga Përmeti! I skeduar për drogë, kishte për qëllim…

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Mbante armë, drogë, fara kanabisi dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 33-vjeçari nga Përmeti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra i riu me inicialet K. K., pas operacionit të koduar “Historiku”.

Pas kontrolleve u sekuestruan 3 armë zjarri, 300 fara kanabisi, sasi hashashi dhe municion luftarak që i mbante në banesë, sendet e kundërligjshme, me qëllim shitjen.

I arrestuari është person me precedentë penalë.

“Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 33 vjeç, banues në Përmet, me precedent penal në fushën e narkotikëve. Nga kontrolli në banesë e tij, u gjetën 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë), 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarak”, njoftoi policia vendore.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për t’iu nënshtruar ekspertizës nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat