Koçiu e ashpër ndaj Berishës: Ky Don Kishot e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Shqipëria

Koçiu e ashpër ndaj Berishës: Ky Don Kishot e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 20:37
Foto nga protesta

Fill pas kryeministrit Edi Rama, ka reaguar ministrja e Brendshme Albana Koçiu, për protestën që po zhvillohet sot, 28 shkurt, në rrugët e Tiranës.

“Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, thotë ministrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat