Eno Flamuraj, 38 vjeç nga Korça, është identifikuar si porositësi i zjarrvënies së një mjeti Range Rover tre ditë më parë në Pogradec, si dhe si porositësi i një tjetër zjarrvënieje në dhjetor 2024, ku një tjetër automjet u dogj po në qytet.
Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.
Ai gjithashtu është akuzuar më parë si pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe për trafik tritoli nga Kosova drejt Shqipërisë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto vepra penale.