Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimet për të pandehurit, mes të dënuarve edhe mjeku Arben Gjata

Shqipëria

Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimet për të pandehurit, mes të dënuarve edhe mjeku Arben Gjata

Më: 4 mars 2026 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

GJKKO ka shpallur vendimin për personat e pandehur të dosjes së Sterilizimit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Klodian Rrjepaj është dënuar me  6 vite burg, me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 4 vite burg.

Po ashtu Marsela Serjani,  3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, hiqet masa e sigurimit arrest në shtëpi pasi ka shlyer dënimin.

Petret Mersini 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim të dënimit me burg dhe vihet në provë për 24 muaj.

Ilir Rrapaj 6 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite burg.

Arben Gjata 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim i dënimit me burg dhe konvertohet në shërbim prove për 24 muaj.

Genc Byrazeri 1 vit e 6 muaj burg, i ulet në 1 vit burg, pezullohet dënimi me burg dhe dënohet me punë në interes publik prej 80 orësh dhe të përmbushet prej 6 muajsh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat